Ministrja Fitore Pacolli ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të UN-Habitat për Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore, Irfan Ali, së bashku me delegacionin e kësaj organizate në Kosovë, përcjell Kosova Post.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve që lidhen me prioritetet strategjike të vendit, përfshirë reziliencën urbane, banimin e përballueshëm dhe social, mobilitetin e qëndrueshëm, si dhe zhvillimin e trashëgimisë urbane.
Sipas Pacollit, në fokus ishte edhe avancimi i politikave urbane përmes qasjeve të integruara në planifikimin hapësinor.
Po ashtu, palët shqyrtuan mundësitë për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare si COP31 në Antalya dhe World Urban Forum në Azerbajxhan, duke synuar rritjen e prezencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit urban.



Të tjera
Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sasinë e duhur
Kura 30 ditore me qumësht blete do t’ju shpëtojë nga të gjitha sëmundjet
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësishëm ndaj bashkëkombësve tanë