Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, duke i akuzuar ato për mungesë konsistence dhe lojëra politike në kurriz të qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook
, Rizvanolli ka shpërndarë një kronologji të shkurtër të veprimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke vënë në pah dallimin mes deklaratave publike dhe votimit në Kuvend.
Sipas ministres, opozita ka ndryshuar qëndrim brenda pak javësh, duke bllokuar pikërisht ndihmën që vetë e kishin kërkuar më parë.
Ajo ka potencuar se me 3 prill PDK kërkonte pako urgjente, ndërsa me 25 prill votuan kundër saj së bashku me LDK-në, Listën Serbe dhe AAK-në.
“Kaq sa i përket brengës së tyre për qytetarët”, ka përfunduar Rizvanolli në reagimin e saj.



Të tjera
Për çka po i ruan lojtarët kryesorë? Llapi po rrezikon të bie nga liga por paraqitet me disa rezervistë ndaj Dritës!
Lumir Abdixhiku: Mund të ndihmojmë edhe për marrëveshje me PDK-në
Rogerti: Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar