Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, duke i akuzuar ato për mungesë konsistence dhe lojëra politike në kurriz të qytetarëve.
Përmes një postimi në Facebook
, Rizvanolli ka shpërndarë një kronologji të shkurtër të veprimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke vënë në pah dallimin mes deklaratave publike dhe votimit në Kuvend.
Sipas ministres, opozita ka ndryshuar qëndrim brenda pak javësh, duke bllokuar pikërisht ndihmën që vetë e kishin kërkuar më parë.
Ajo ka potencuar se me 3 prill PDK kërkonte pako urgjente, ndërsa me 25 prill votuan kundër saj së bashku me LDK-në, Listën Serbe dhe AAK-në.
“Kaq sa i përket brengës së tyre për qytetarët”, ka përfunduar Rizvanolli në reagimin e saj.



Të tjera
Sulm në darkën e Donald Trump, kujton rastin e Ronald Reagan
MINT publikon çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër
Barca shumë afër titullit të 29-të