Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputete e VV-së, ka deklaruar se nuk kanë ende asnjë nënshkrim për kandidat për president.
Ndër të tjera, ajo shtoi se është e pabesueshme se si opozita nuk ka emër të propozuar për shefin e vendit.
“Zgjedhjet e reja janë totalisht të panevojshme, të kushtueshme, ne tashmë e kemi një fitues, të rikonfirmuar në dy palë zgjedhje, dhe me të vërtetë presim reflektim nga opozita, me një kërkesë gjeneroze, por tek e fundit ne jemi një demokraci parlamentare, çka na mbetet është të gjejmë një figurë unifikuese”, u shpreh ajo.
“Jam e bindur se gjithë këto subjekte, që gjithë këto vite janë thirrur se janë institucionalistë, akademikë, dhe të mos gjendet një emër, jashta strukturave politike, dhe të mos vinë me atë emër në Parlament, është e pabesueshme”, tha Kollçaku.



Të tjera
Çitaku për seancën për “diskutim” për Presindentin: A po bëni hajgare? Nuk duan zgjidhje, duan nënshtrim
Hamza: Opsionet tona për President s’janë marrë në konsideratë nga LVV, Osmani mund të zgjidhej me votat e LVV-së e LDK-së
Sveçla pas dënimit të Gjukanoviq për spiunazh: Do të vazhdojmë pa kompromis luftën ndaj këtyre veprimtarive