Ish-zyrtarja e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit nga Gjykata Themelore të Prishtinës.
Gjukanoviq akuzohej se, gjatë kohës sa shërbente si zyrtare e OSBE-së në Kosovë, ka kryer veprime të përsëritura duke përcjellë informacione tek agjenti rezident i Agjencisë serbe të inteligjencës (BIA), Aleksandër Vlajiq, të cilat më pas dyshohet se janë transmetuar te zyrtarët e lartë të BIA-s në Beograd.
Në aktakuzë përmendet se, në ditën kur ndodhi sulmi ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në vitin 2022, ajo ka komunikuar me Vlajiq, i cili në atë rast është dënuar në shkallë të parë për të njëjtën vepër penale.
Sipas Prokurorisë, e pandehura ka ndihmuar BIA-n duke dërguar informacione sensitive që lidhen me çështje politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Gjukanoviq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 28 shkurt 2025.



Të tjera
Çitaku për seancën për “diskutim” për Presindentin: A po bëni hajgare? Nuk duan zgjidhje, duan nënshtrim
Hamza: Opsionet tona për President s’janë marrë në konsideratë nga LVV, Osmani mund të zgjidhej me votat e LVV-së e LDK-së
Sveçla pas dënimit të Gjukanoviq për spiunazh: Do të vazhdojmë pa kompromis luftën ndaj këtyre veprimtarive