Botërori 2026 vjen me risi, jo vetëm sa i takon numrit të skuadrave pjesëmarrëse.
Përveçse do të jetë eventi me më shumë skuadra në historinë e Kupës së Botës, do të ketë të reja të veçanta edhe sa i takon teknologjisë, apo rregullave të lojës.
Për herë të parë do të anulohen kartonët e verdhë pas ndeshjeve të fazës së grupeve në këtë Botëror.
Po ashtu, kartonët e verdhë zerohen edhe pas ndeshjeve çerekfinale.
Lajmi është mësuar nga burime jo zyrtare pranë FIFA-s dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Me këtë ndryshim, lojtarët do të kenë një shans më shumë për të mos humbur ndeshje të rëndësishme të kompeticionit, sidomos kur bëhet fjalë për kombëtare të ashtuquajtura “të vogla”.



Të tjera
Muriqi nominohet për formacionin e sezonit në La Liga
Dymbëdhjetë simptomat e kancerit që i injorojmë
Zgjedhjet e reja, sfidë për KQZ – Elezi: Nuk kemi buxhet, të fundit kushtuan 11.5 milionë euro