Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.
35-vjeçarja e mbylli garën në vendin e nëntë, teksa regjistroi kohën 9:41.27. Duke dhuruar një performancë zhgënjyese dhe shumë larg pritshmërive.
Garim për t’u harruar për Luiza Gegën, e cila nuk arriti të siguronte një nga 5 vendet e para, që do të sillnim kalimin në finale.
Forma e dobët e Gegës u vu re që në fillim, teksa për shumicën e garës mbeti në fund. Dhe vetëm në metrat e fundit arriti të rikuperonte tri pozicione, por të pamjaftueshme për t’u kualifikuar.



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen