Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova do të marrë pjesë në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar FIBA Youth Development Fund Tournament, i cili do të zhvillohet në Bukuresht nga 13 deri më 17 maj.
Në këtë garë do të paraqiten talentet e grupmoshave U14, si në konkurrencën e djemve ashtu edhe të vajzave, të cilët synojnë ta përfaqësojnë sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sipas FBK-së, ky turne konsiderohet një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e basketbollistëve të rinj dhe fitimin e përvojës në ndeshje ndërkombëtare.
Federata ka njoftuar gjithashtu se orari i ndeshjeve, përbërjet e Kosovës dhe linku për transmetimin e takimeve janë publikuar në faqen zyrtare të saj.
Përfaqësueset e reja të Kosovës do ta nisin aventurën në Rumani më 13 maj, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 maj.



Të tjera
Profesionet më të rrezikuara nga astma
Kosova U14 nis aventurën në turneun e FIBA YDF në Rumani
Foshnjat e lindura parakohshëm rrezikohen nga çrregullimet e hiperaktivitetit