Kosova U14 nis aventurën në turneun e FIBA YDF në Rumani – Ekonomia Online

Kosova U14 nis aventurën në turneun e FIBA YDF në Rumani

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova do të marrë pjesë në turneun e rëndësishëm ndërkombëtar FIBA Youth Development Fund Tournament, i cili do të zhvillohet në Bukuresht nga 13 deri më 17 maj.

Në këtë garë do të paraqiten talentet e grupmoshave U14, si në konkurrencën e djemve ashtu edhe të vajzave, të cilët synojnë ta përfaqësojnë sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas FBK-së, ky turne konsiderohet një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e basketbollistëve të rinj dhe fitimin e përvojës në ndeshje ndërkombëtare.

Federata ka njoftuar gjithashtu se orari i ndeshjeve, përbërjet e Kosovës dhe linku për transmetimin e takimeve janë publikuar në faqen zyrtare të saj.

Përfaqësueset e reja të Kosovës do ta nisin aventurën në Rumani më 13 maj, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 maj.