Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me incidentin e raportuar në qendër të Skenderajt, duke thënë se ka qenë e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja.
“Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij”, ka shkruar Fejza.
Ajo ka thënë se dhuna e ushtruar ndaj Mehanit dhe Zabelit është “e rëndë dhe e patolerueshme” dhe se raste të tilla, sipas saj, nuk duhet të normalizohen.
“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen”, ka shkruar ajo.
Fejza ka kërkuar nga organet e drejtësisë që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve.



Të tjera
Elon Musk ‘shpërthen’ nga selfiet me biznesmenët kinezë – reagimi i tij bëhet viral
MITROVICË: Drejtori i Spitalit zbulon detaje – 24 orë nën monitorim gjendja e Hysni Mehanit”
OVL e UÇK-së reagon ashpër: ‘Gjuhë helmuese’ ndaj deklaratës për gjeneralin