Përfaqësuesja e Kosovës në Kick Box po merr pjesë në Kupën Botërore Turkish WAKO World Cup, e cila po zhvillohet në Antalya me pjesëmarrjen e 43 shteteve dhe 2,985 garuesve nga e gjithë bota.
Sportistët kosovarë kanë arritur rezultate të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese, duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale në kategoritë e tyre përkatëse.
Në konkurrencën e seniorëve, Artor Mehmeti në kategorinë -71 kilogramë siguroi gjysmëfinalen pas një paraqitjeje bindëse dhe fitoreje me rezultat të pastër 3:0.
Po ashtu, edhe Nart Mehmeti në kategorinë junior -71 kilogramë triumfoi me rezultat 3:0, duke siguruar vendin në mesin e katër më të mirëve të turneut.
Ndërkohë, Art Dulaj në kategorinë junior -67 kilogramë avancoi në gjysmëfinale pas një fitoreje spektakolare me nokaut (KO), duke dëshmuar formë të lartë sportive dhe përgatitje të shkëlqyer.
Këto rezultate konsiderohen sukses i rëndësishëm për kickboksin kosovar dhe një prezantim dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Ia dha shoqes 8,000 euro që t’ia ruante por ajo nuk ia ktheu më, Kejvina Kthella e denoncon mikeshën e saj në polici
“Me tekste të vjedhura nuk e kemi bo”, Tayna ‘kapet’ me reperen e re nga Tetova për vargjet e një kënge
G-Bani me deklaratë të fortë: Jozi ishte ‘Luizi i BBVA 4’, Gjesti fitoi nga votat e dhënë në mënyrë raciste të Kosovës