Përfaqësuesja e Kosovës në Kick Box po merr pjesë në Kupën Botërore Turkish WAKO World Cup, e cila po zhvillohet në Antalya me pjesëmarrjen e 43 shteteve dhe 2,985 garuesve nga e gjithë bota.
Sportistët kosovarë kanë arritur rezultate të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese, duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale në kategoritë e tyre përkatëse.
Në konkurrencën e seniorëve, Artor Mehmeti në kategorinë -71 kilogramë siguroi gjysmëfinalen pas një paraqitjeje bindëse dhe fitoreje me rezultat të pastër 3:0.
Po ashtu, edhe Nart Mehmeti në kategorinë junior -71 kilogramë triumfoi me rezultat 3:0, duke siguruar vendin në mesin e katër më të mirëve të turneut.
Ndërkohë, Art Dulaj në kategorinë junior -67 kilogramë avancoi në gjysmëfinale pas një fitoreje spektakolare me nokaut (KO), duke dëshmuar formë të lartë sportive dhe përgatitje të shkëlqyer.
Këto rezultate konsiderohen sukses i rëndësishëm për kickboksin kosovar dhe një prezantim dinjitoz i Kosovës në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Tre kickboksierë kosovarë sigurojnë gjysmëfinalen në Kupën Botërore “Turkish WAKO World Cup”
“TENSION NË SKENDERAJ” — Lushtaku s’paraqitet ende në polici, PDK mobilizohet për tubim para stacionit!
AFA: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën, dëshmi e partneritetit të fortë