Vijojnë polemikat në Lojërat Olimpike sa i përket dy boksiereve Imane Khelif dhe Lin Yun Ting, të cilat dyshohen se janë transgjinore.
“Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksierë, në të cilën kohë kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për të dy boksierët Imane Khelif dhe Lin Yun Ting. Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat. në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionatin Botëror”.
Me këto fjalë, CEO i IBA, Chros Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksierët “janë burra”.
Nga ana e tij, Loannis Filippatos , ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC për përdorimin e pasaportave si një sistem për përcaktimin e gjinisë.
“Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla”, shtoi ai.



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen