Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe babait të tij, Sami Lushtaku, duke i akuzuar për gjuhë fyese dhe sjellje të dhunshme.
Ndonëse në reagimin e saj, nuk i përmendi me emra, u nënkuptua se ishte fjala për Mërgim e Sami Lushtakun, të cilët jorrallëherë janë përplasur me deklarata me Matoshin.
Në shkrimin e saj në Facebook, Matoshi ka deklaruar se babë e bir “kanë bo karrierë t’u ofendu gra e t’u ushtru dhunë”, ndërsa ka shtuar se kjo, sipas saj, përfaqëson mënyrën e veprimit të PDK-së, transmeton “Bota sot”.
Si baba, si i biri!
Kanë bo karrierë t’u ofendu gra e t’u ushtru dhunë. Bandita me gjuhën, bandita në sjellje.
Kjo o PDK-ja, shokë e shoqe! Kur në rrugë kanë ksi sjellje, paramendoni tash me ju dhonë pushtet çka bojnë këta.
Rrnoftë Albin Kurti e ky popull që po i dënon dhunuesit me votë.



Të tjera
Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet rekordit të 2021-tës
Prof. Ali Dula – kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës