Edhe një herë u përball me tumorin, Adriana Matoshi kaloi me sukses operimin

“Kjo o PDK-ja!” – Matoshi ‘shpërthen’ ndaj Mërgim dhe Sami Lushtakut

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, dhe babait të tij, Sami Lushtaku, duke i akuzuar për gjuhë fyese dhe sjellje të dhunshme.

Ndonëse në reagimin e saj, nuk i përmendi me emra, u nënkuptua se ishte fjala për Mërgim e Sami Lushtakun, të cilët jorrallëherë janë përplasur me deklarata me Matoshin.

Në shkrimin e saj në Facebook, Matoshi ka deklaruar se babë e bir “kanë bo karrierë t’u ofendu gra e t’u ushtru dhunë”, ndërsa ka shtuar se kjo, sipas saj, përfaqëson mënyrën e veprimit të PDK-së, transmeton “Bota sot”.

 Ajo ka kritikuar ashpër sjelljen e tyre edhe në publik, duke thënë se qytetarët po i “dënojnë me votë dhunuesit”.

Si baba, si i biri!

Kanë bo karrierë t’u ofendu gra e t’u ushtru dhunë. Bandita me gjuhën, bandita në sjellje.

Kjo o PDK-ja, shokë e shoqe! Kur në rrugë kanë ksi sjellje, paramendoni tash me ju dhonë pushtet çka bojnë këta.

Rrnoftë Albin Kurti e ky popull që po i dënon dhunuesit me votë.