Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit në mbledhjen e mbajtur të hënën.
Shpallja e konkursit u bë me pesë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë pune.
Që nga viti 2022, Kosova është me ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, pasi Blerim Isufaj nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Prokurori Besim Kelmendi është ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO