Njoftim për homazhe në kujtim të të rënëve të familjes Kastrati nga Peja

Njoftim për homazhe në kujtim të të rënëve të familjes Kastrati nga Peja

Dhimbja nuk shuhet me kalimin e viteve. Kujtimi për ata që u flijuan per lirinë e Kosovës mbetet i gjallë në zemrat tona.

Me rastin e 27-vjetorit të masakres së kryer nga ushtria kriminale serbe ndaj familjes KASTRATI më 28 maj 1999, të enjten, më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahen homazhe përkujtimore në varrezat e gytetit të Pejës.

Aty do të nderohen martirët dhe të pafajshmit që u vranë mizorisht, vetëm pse ishin shqiptarë dhe donin lirinë në tokën e tyre.

Ky përvjetor nuk është vetëm një datë kalendarike. Është plagë e hapur, kujtesë historike dhe amanet që sakrifica e tyre të mos harrohet kurrë. Gjaku i derdhur i familjes Kastrati dhe i miëėra martirëve Kosovës është themeli mbi të cilin u ngrit liria jonë.

Përulemi me respekt dhe dhimbje para kujtimit të tyre.

Lavdi e përjetshme renëve për lirinë e Kosoves.