Bashkimi Evropian paralajmëroi se Gaza “nuk mund të bëhet një krizë e harruar”, duke thënë se kushtet humanitare në enklavë mbeten “shumë” serioze mes mungesës së vazhdueshme të ushqimit, kequshqyerjes së përhapur dhe një sistemi shëndetësor në vështirësi.
“Gaza nuk mund të bëhet një krizë e harruar, siç thoni me të drejtë. Ka zhvillime dhe situata mbetet ende shumë e rëndë”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Eva Hrncirova.
Hrncirova tha se ndihma humanitare që hyn në Gaza mbetet “shumë e pamjaftueshme dhe e pabarabartë”, me akses që ndryshon ndjeshëm me kalimin e kohës dhe me furnizime që shpesh nuk arrijnë te ata që kanë nevojë.
Ajo paralajmëroi se kequshqyerja akute prek shumicën e fëmijëve në Gaza dhe tha se, megjithëse uria ekstreme u frenua në vitin 2025, rreziku nuk është zhdukur.
“Ne arritëm ta frenoim urinë vitin e kaluar në Gazë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të rikthehet”, deklaroi Hrncirova.
Sipas saj, mungesat e zgjatura kanë bërë që njerëzit të varen nga furnizime shumë të kufizuara ushqimore, pa ose me qasje shumë të pakët në mish, perime të freskëta dhe fruta, gjë që po ndikon gjithnjë e më shumë në shëndetin publik.
Ajo përshkroi gjithashtu përkeqësimin e kushteve sanitare, duke thënë se fëmijët po luajnë pranë grumbujve të mëdha të mbeturinave për shkak se sistemet e grumbullimit të plehrave nuk funksionojnë më.
Sistemi mjekësor gjithashtu është dëmtuar rëndë, me spitale dhe mjekë që nuk kanë pajisjet bazë për trajtimin e pacientëve.
Hrncirova tha se disa pajisje mjekësore, përfshirë proteza dhe stenta, nuk mund të hyjnë në Gazë pasi klasifikohen si mallra me përdorim të dyfishtë, duke detyruar disa pacientë të presin evakuimin për trajtim.
Ajo gjithashtu tha se kriza në Gaza tregon nevojën për rishikim të mekanizmave ndërkombëtarë humanitarë.
Komisioni Evropian pritet të paraqesë të mërkurën një komunikatë mbi reformën e ndihmës humanitare, njoftoi Hrncirova. /AA/



Të tjera
Rama në Bruksel: Brenda dekadës, Shqipëria pjesë e familjes evropiane
Luftoni ftohjet e dimrit me çaj
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në veri, ai thotë se nuk do ta lejojë