Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Gjakovë – Klinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamionetë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se viktima është një 47-vjeçar, i cili fillimisht ishte në mesin e të lënduarve në këtë aksident.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur më 26 maj 2026, rreth orës 14:00, në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë.
“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona kanë marrë trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo ka shtuar se rreth orës 18:30 është konfirmuar vdekja e njërit prej të lënduarve.
“Një mashkull i moshës 47-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident”, tha ajo.
Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti tragjik.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
The post Vd*es njëri nga të lënduarit në ak*sidentin ndërmjet automjetit dhe kamionetës së FSK-së appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Rama në Bruksel: Brenda dekadës, Shqipëria pjesë e familjes evropiane
Luftoni ftohjet e dimrit me çaj
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në veri, ai thotë se nuk do ta lejojë