Si ta nisim ditën mbarë dhe me energji? – Ekonomia Online

Si ta nisim ditën mbarë dhe me energji?

Zgjimi në mëngjes
herët është problem për shumicën e njerëzve. Por, ne mund të bëjmë diçka që ta
nisim ditën mbarë, pa mundime të përditshme dhe me energji.

Nëse keni
probleme me zgjimin dhe duhet të shkoni në punë herët, atëherë vendosni
alarmin, por në të kundërt jo.

Lëreni trupin
tuaj të zgjohet natyralisht, pa sforcime artificiale siç është alarmi i
telefonit, pasi ndikon negativisht në sistemin nervor.

Si fillim duhet
të lajmë fytyrën me ujë të freskët sepse është shumë e rëndësishme. Mos hani
mëngjes menjëherë, pini pak fare ujë dhe filloni një stërvitje të lehtë për
disa minuta (stretching), pasi trupi ka qenë në qetësi përgjatë natës.

Pasi të mbaroni
stërvitjen e lehtë në kushte shtëpie (aerobi) mund ta freskoni përsëri fytyrën.
Hani mëngjes sepse është shumë e rëndësishme. Dita fillon mbarë me mëngjes të
mirë dhe të shëndetshëm, por jo shumë të rëndë.

Qumështi është
ide e mirë, por ka veti qetësimi dhe shumë njerëz i vë në gjumë. Bukë e thekur
me reçel ose me gjalpë me pak mjaltë është e këshillueshme nga dietologët.

Ndërkohë që hani
mëngjes këshillohet të dëgjohet muzikë, për të ngritur humorin. Mos harroni të
lani dhëmbët dhe të mbani gojën të freskët. Vishuni dhe nisni aktivitetin tuaj
të përditshëm.

Është shumë e rëndësishme që të dilni nga shtëpia me mendje të kthjellët, optimist, me energji pozitive dhe buzëqeshni gjithmonë. Përpiquni sa më shumë të largoni energjitë negative që mund t’ju prishin ditën.