Juventusi është duke kërkuar një sulmues anësorë dhe tanimë ata e kanë të qartë objektivin kryesor të tyre.
Sulmuesi brazilian Galeno është objektivi numër një i Zonjës së Vjetër për krahun e majtë të sulmit, aty ku pritet të mbetet hapësirë pas largimit nga Federico Chiesa.
Klubi italian ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, duke kërkuar të forcojë linjën e tij sulmuese për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, planifikon të takohet në orët e ardhshme me agjentët e Galenos për të arritur një marrëveshje.
Bianconerët janë në kërkim të një sulmuesi të ri që mund të zërë vendin e Federico Chiesa, i cili mund të largohet nga klubi.
Javët e fundit, Juventusi ka shfaqur interes edhe për lojtarë të tjerë, si Karim Adeyemi i Borussia Dortmund dhe Jadon Sancho i Manchester United, megjithatë të dy lojtarët kanë refuzuar transferimin në Torino.



Të tjera
Karota dhe vetitë kuruese të saj
Tr@gjedia në Klinë/ Vd*es personi që u pl@gos me ar*më
Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialogun Kosovë-Serbi