Finalja e Ligës së Kampionëve do të vazhdojë edhe për 30 minuta pasi PSG dhe Arsenal luajtën baras në kohën e rregullt të finales së madhe në Budapest.
Arsenal kaloi e para në avantazh me golin e Kai Havertz të realizuar në minutën e pestë të takimit, raporton KlanKosova.tv.
Gunners arritën ta mbajnë avantazhin në pjesën e parë të takimit, megjithatë në pjesën e dytë francezi Ousmane Dembele barazoi shifrat në minutën e 66-të të takimit.
Tutje, PSG kishte raste të tjera shënimi, por David Raya nuk lejoi që parisienët të shënojnë edhe një gol tjetër.
Fituesi i këtij dueli do mësohet pas kohës shtesë, eventualisht penalltive.



Të tjera
Lëvizje të forta në Bruksel, Biserko ‘godet’ Serbinë për dialogun me Kosovën: Ja skenari që po përgatitet!
Hajrulla Çeku: 7 qershori, dita për t’ia shuar opozitës “ëndrrën e pasurimit”
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova është zemër e Serbisë”