Analisti politik Hysamedin Feraj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka krahasuar ish-presidenten Vjosa Osmani me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova.
Feraj ka kritikuar qasjen politike të Osmanit dhe të LDK-së, duke renditur disa dallime mes saj dhe Rugovës.
“Rugova bojkotoi institucionet e Serbisë, Vjosa të Kosovës”, shkroi ai, duke shtuar edhe krahasime të tjera lidhur me rolin e Amerikës, pavarësinë e Kosovës dhe kauzat politike.
Në fund të postimit, Feraj ironizoi me fjalët: “Gjeni të tjerat…”.
Sa ngjashmëri të Vjosës me Rugovën?
– Rugova konisderonte pavarësinë e Kosovës kompromis, Vjosa destinacion të fundit!
– Rugova kërkonte ndihmën amerikane për Kosovën, Vjosa për Vjosën!
– Rugova kishte kauzë Kosovën, LDK-ja e sotme Vjosën!
Gjeni të tjerat…



Të tjera
Kurti në Gjilan, premton mbështetje për ekonomi, ushtri dhe arsim
Çiftet e lumtura nuk i shfaqin marrëdhëniet e tyre në rrjetet sociale
Hej Kosovë! A mundesh edhe njëherë me i dal zot Shqypnis?