Arsenal mbetet pa titull evropian, PSG fiton me penallti – Ekonomia Online

Arsenal mbetet pa titull evropian, PSG fiton me penallti

Finalja e Ligës së Kampionëve dhuroi emocione deri në sekondat e fundit në Puskas Arena në Budapest të Hungarisë, aty ku kampion u kurorëzua PSG pas ekzekutimit të penalltive.

Arsenal kaloi e para në avantazh me golin e Kai Havertz të realizuar në minutën e pestë të takimit, raporton KlanKosova.tv.

Gunners arritën ta mbajnë avantazhin në pjesën e parë të takimit, megjithatë në pjesën e dytë francezi Ousmane Dembele barazoi shifrat në minutën e 66-të të takimit.

PSG kishte raste të tjera shënimi, por David Raya nuk lejoi që parisienët të shënojnë edhe një gol tjetër.

Kurse në penallti më të mirë ishin parisienët pasi në ekzekutimin e penalltive fituan me rezultat 4-3.

Eze dhe Gabriel humbën penalltitë nga Arsenali, kurse Raya priti gjuajtjen e Nuno Mendes.