Serbia e kupton më mirë se kurrë se Kosova është shtet

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje, këto janë vendimet e miratuara

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Në mbledhje është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Është miratuar  kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qeveria në detyrë ka ndarë mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.