Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, me të cilë tha se u pajtuan se Kosovës i nevojitet zgjedhja e Presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.
Ambasadori britanik tha se diskutuan edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes”.
“Sot u takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj.
Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajve në Kosovë, pas atyre të shkurtit dhe dhjetorit 2025.



Të tjera
Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë sëmundje
Guardiola merr ofertë multimilionëshe nga Beckham për t’u bërë trajner i Messit
Qeveria ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji