Qeveria në detyrë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.
Në mbledhje është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.
Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qeveria në detyrë ka ndarë mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.



Të tjera
Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë sëmundje
Guardiola merr ofertë multimilionëshe nga Beckham për t’u bërë trajner i Messit
Qeveria ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji