Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Liqenin e Ujmanit në Mitrovicë, ku është ndalur së bashku me nxënës pjesëmarrës në një kamping të kërkim-shpëtimit nga 18 shkolla të ndryshme të Mitrovicës, Fushë Kosovës dhe Shtimes.
Në një postim të tij, Kurti ka publikuar edhe pamje nga aktiviteti, duke theksuar praninë e të rinjve “mes për mes liqenit të bukur të Ujmanit”, ku u zhvilluan aktivitete edukative dhe praktike në terren.
“Me nxënës pjesëmarrës në kampingun e kërkim-shpëtimit nga 18 shkolla të Mitrovicës, Fushë Kosovës e Shtimes, mes për mes liqenit të bukur të Ujmanit”, shkruan ai krahas videos.



Të tjera
Guardiola merr ofertë multimilionëshe nga Beckham për t’u bërë trajner i Messit
Qeveria ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji
Arsyet pse nuk duhet të merrni asnjëherë ilaçe me stomak bosh