Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur tubimin e radhës në Podujevë. Në këtë komunë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, premtoi investime kapitale për këtë komunë, investime miliardëshe në mbrojtje, si dhe projekte në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.
Ai tha se nënat, fëmijët, veriu, ushtria dhe bujqësia do të vazhdojnë të jenë prioritete të tyre.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim zgjedhor në Podujevë, ku prezantoi projektet e planifikuara për këtë komunë dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti premtoi investime në infrastrukturë dhe projekte kapitale për Podujevën, duke përmendur rrugën Podujevë-Vushtrri, hekurudhën, ndërtimin e çerdheve të reja, si dhe renovimin e banesave kolektive për rritjen e efiçiencës energjetike.



Të tjera
Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin
Reagon Gjesti pas publikimit të videos në kompaninë ‘Onima’
Bajamet ndihmojnë të humbni peshë