Vetëm personat që vuajnë nga psoriaza mund ta kuptojnë plotësisht sa rraskapitëse është kjo sëmundje. Përveç simptomave shoqëruese që sa vijnë e komplikohen, e kruara e vazhdueshme mund të kthehet në një bezdisje gati acaruese.
Por beteja nuk
është e humbur! Kërkime të fundit studimore thonë se ju mund ta trajtoni atë
edhe në shtëpi.
Edhe pse
psoriazën shumëkush e kupton si një sëmundje që prek sipërfaqen e lëkurës, ajo
faktikisht e ka nisjen tek sistemi imunitar.
Qelizat e bardha,
të dizajnuara për të mbrojtur trupin nga infeksionet dhe sëmundjet, ndonjëherë
aksidentalisht reagojnë duke shkaktuar inflamacionin dhe acarimin e lëkurës.
Më poshtë do të
gjeni gjashtë mënyra sit ë ndihmoni veten tuaj në trajtimin e psoriazës.
Shmangni
toksinat: alkooli dhe duhani
CCdo ves i cili
fut në organizmin tuaj toksina sjell një reagim nga sistemi imunitar, duke e
bërë që trupi të kalojë në situatën e sulmit.
Një studim pohoi
se konsumimi i alkoolit dhe i duhanit arrin të përkeqësojë simptomat e
psoriazës pasi ushtron presion në trupin tuaj.
Filloni të merrni
suplemente ndihmuese
Kjo nuk do të
thotë që duhet të pini pafund vitamina dhe minerale.
Edhe pse organizmi
ynë një përqindje të mineraleve dhe vitaminave i përthithë përmes ushqimeve,
kur vuan nga një sëmundje kjo përqindje ulet ndjeshëm.
Mjekët
këshillojnë se vaji i peshkut, vitamina D, çaji apo qumështi i gjemb-gomarit,
aloe vera dhe aguliçja ndihmojnë në trajtimin e simptomave të lehta.
Reduktoni stresin
dhe ankthin
Stresi dhe
psoriaza mund të bashkëpunojnë duke e future organizmin në një rreth vicioz që
përkeqëson gjendjen tuaj.
Si sëmundje,
psoriaza, i shkakton shumë stres fizik dhe mendor trupit tuaj, ndaj dhe ankthi,
paniku apo ndjesia e stresit nxit episode e inflamacionit.
Kjo lidhet me
faktin se stresi mendor prodhon një reaksion kimik që në vetvete shkakton një
reagim nga trupi.
Kërkoni kremra
dhe vajra natyralë për trupin tuaj
Çdo gjë që prek
sipërfaqen e lëkurës suaj përthithet edhe në brendësi të trupit.
Ndaj është
themelore, jo vetëm nëse vuani nga sëmundja e psoriazës, por edhe
përgjithësisht që kremrat dhe vajrat të jenë natyralë.
Përdorni vajin e
kokosit, vajin e ullirit, gjalpin shea, aloe vera, çaj kamomili apo ujë
trëndafili.
Të gjitha këto
mund t’i gjeni apo përgatisni edhe në shtëpitë tuaja.
Hiqni nga regjimi
juaj ushqimet që përkeqësojnë simptomat
Ushqimi mund të
jetë ilaçi më i mirë për organizmin tonë.
Por, nëse regjimi
juaj përfshin produkte të cilat nxisin inflamacionin ju nuk po i jepni
mundësinë trupit tuaj të shërojë veten.
Evitoni sa më
shumë të jetë e mundur ushqime si karbohidratet e rafinuara, yndyrat, mishin e
kuq, sheqernat e rafinuar./AgroWeb



Të tjera
Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin
Reagon Gjesti pas publikimit të videos në kompaninë ‘Onima’
Bajamet ndihmojnë të humbni peshë