Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka folur para se të votojë në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.
Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, Osmani ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“Jemi në heshtje zgjedhore, por normalisht jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim kombëtar mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor, sepse kjo është shumë me rëndësi, sepse pa ta s’ka demokraci, dhe jam tepër mirënjohëse për gjithçka që bëjnë për këtë vend dhe nuk e ndalin kurrë kontributin”, ka deklaruar Osmani



Të tjera
Abdixhiku voton në Prishtinë: Çdo votë vendos fatin e vendit
Stresi në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime tek fëmijët
Kurti pas votimit bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje