Kosova shënon sot 27-vjetorin e Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj moderne, që lidhet me hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe largimin e forcave serbe pas luftës së viteve 1998-1999.
Më 12 qershor 1999, forcat e NATO-s hynë në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe, duke i hapur rrugë tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës.
Kjo ditë e madhe për shqiptarët erdhi pas luftës së zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër forcave serbe dhe pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund konfliktit.
Lufta e viteve 1998-1999 la pas mbi 10 mijë të vrarë, shumica shqiptarë, ndërsa më shumë se një milion qytetarë u detyruan të largoheshin nga Kosova. Pas përfundimit të konfliktit, qindra mijëra refugjatë u kthyen në vendlindjet e tyre, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë vazhdon edhe sot përmes KFOR-it.
Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit, institucionet e Kosovës kanë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore.
Agjenda e përbashkët e Qeverisë në detyrë dhe Presidencës nis në orën 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial “Kompleksi Memorial Adem Jashari” në Prekaz.



Të tjera
Real Madridi e vendos Gvardiolin në krye të listës së transferimeve
Barcola po i ndan rrugët me PSG-në
Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?