Klubi FC Dinamo Ferizaj ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Burim Qerkinit në postin e Drejtorit Sportiv, duke i besuar një rol kyç në organizimin dhe zhvillimin e projektit sportiv.
Qerkini nuk është emër i panjohur për klubin, pasi më parë ka qenë trajner i skuadrës, ndërsa së fundmi e udhëhoqi ekipin edhe në ndeshjet e barazhit. Përvoja e tij, njohja e mirë e ambientit dhe angazhimi i vazhdueshëm kanë bërë që drejtuesit t’ia besojnë këtë detyrë të rëndësishme.
Në njoftimin e klubit shprehet besimi se Qerkini do të japë një kontribut të madh në ndërtimin e skuadrës dhe arritjen e objektivave në sezonet e ardhshme.



Të tjera
Kishte ftesë nga FIFA për të ndjekur ndeshjet, SHBA-ja i refuzon vizën presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit
Kanada – Bosnja dhe Hercegovina, përballja e mbrëmjes në Kupën e Botës
Si ta hiqni kafeinën e tepërt nga trupi?