“Kemi pasur krisje”, Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së tij për promovimin e albumit

Ish-fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore me publikimin e albumit të parë.

Në një mbrëmje të organizuar në praninë e shumë të ftuarve, këngëtari lansoi projektet e reja muzikore, duke prezantuar këngët dhe videoklipet që përbëjnë albumin e tij debutues.

Gjatë një interviste të dhënë në kuadër të promovimit të albumit për “Artistët Shqiptarë”, Londrimi foli edhe për raportet e tij me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova. Ai u ndal veçanërisht te Eliona dhe Klodi, duke treguar se ata munguan në këtë ngjarje pavarësisht se kishin marrë ftesë për të qenë pjesë e saj.

– YouTube  youtu.be

Këngëtari komentoi gjithashtu marrëdhëniet që vazhdon të ketë me banorët e tjerë të formatit të famshëm televiziv, duke folur për miqësitë dhe kontaktet që ka ruajtur edhe pas përfundimit të spektaklit.

Publikimi i albumit të parë konsiderohet një hap i rëndësishëm për Mekajn, i cili pas fitores në reality show ka vendosur të fokusohet në muzikë dhe të ndërtojë rrugëtimin e tij në skenën shqiptare.