Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i cili ka thënë sot se Kosova rrezikon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan dhe se aleanca me SHBA-të duhet të mbrohet me protestë demokratike.
Kërçeli në një postim në Facebook ka ironizuar me deklaratën e Hotit, duke i thënë se duhet ta mbrojnë LDK-në se për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset.
Ndryshe, Hoti sot në orët e paradites në një postim në Facebook ka shkruar lidhur me projektin e gazit amerikan.
Ish kryeministri nga radhët e LDK-së tha se refuzimi i projektit të gazit amerikan nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon pavarësisht insistimit të fuqishëm të Administratës Amerikane, të shprehur nga zyrtarë të lartë amerikanë në Kosovë dhe në Uashington gjatë javëve të fundit që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti rajonal.
Hoti theksoi se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që mbetet jashtë këtij projekti, gjersa thotë se ky projekt të mbrohet me protestë demokratike.



Të tjera
Pas vitesh në listën e të zhdùkurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj
Vance: Është arritur “përparim i madh” në bisedimet me Iranin, do të ketë “përparim shtesë” në orët në vijim
Lojtarët me shtetësi të dyfishtë përballen me vendim të vështirë