Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Universitetit të Prishtinës, me synim forcimin e lidhjes ndërmjet dy institucioneve, përcjell KosovaPost.
Sipas Maqedoncit, përmes këtij partneriteti do të krijohen mundësi të reja për studime, analiza, projekte kërkimore, trajnime profesionale dhe përfshirjen e ekspertizës akademike në zhvillimin e politikave dhe kapaciteteve të mbrojtjes.
Ai theksoi se, pas vendosjes së themeleve të industrisë së mbrojtjes, bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës është i rëndësishëm për krijimin e kapaciteteve vendore në prodhimin e armatimit, municioneve dhe sistemeve të tjera të mbrojtjes.
Maqedonci tha se studentët, inxhinierët dhe ekspertët e ardhshëm do të kenë rol kyç në zhvillimin e teknologjisë, inovacionit dhe kapaciteteve prodhuese që i nevojiten Kosovës për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Universiteti dhe mbrojtja, së bashku në shërbim të Republikës”, ka deklaruar Maqedonci.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1