Avdullah Hoti i LDK-së, ka reaguar përsëri rreth çështjes së projektit të gazit amerikan, duke thënë se kjo e fundit është çështje shumë më e madhe dhe më serioze sesa që po paraqitet sot.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.
“Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë dhe miq,
Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.
Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.



Të tjera
Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi
Balaj: Vendin e pret një bllokadë e re politike dhe proces i ri zgjedhor
Dega e LDK-së në Prishtinë i kërkon dorëhegjen Lumir Abdixhikut: Ti hapet rruge ndryshimeve të domosdoshme