Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve.
I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me LDK-në, Kurti tha se komunikimi me partitë politike do të nisë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
“Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë”, deklaroi ai.
Kjo vjen pasi zyrtarë të LDK-së kanë shprehur gatishmëri për diskutime rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e institucioneve të reja.


Të tjera
Gjërat që s’duhet t’i bëni në takimin e parë
Dieta mesdhetare, efikase kundër obezitetit
Mot i paqëndrueshëm të mërkurën, priten rrebeshe shiu e breshër