‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së

Reagon vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani: “Taulant Balla ma vr@u për së dyti babën, kërko falje publike”

Vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani, ka reaguar ashpër pas publikimit të një letre nga Taulant Balla, në të cilën, sipas saj, figuron emri i babait të saj në një listë të ashtuquajtur të “mercenarëve” të UÇK-së, përcjell KosovaPost.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një fyerje të rëndë ndaj figurës së Tahir Sinanit, duke theksuar se ai ishte një luftëtar i lirisë dhe çlirimtar i tre luftërave, i cili sakrifikoi gjithçka për çështjen kombëtare.

“Taulant Balla urgjentisht duhet të kërkojë falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.
Po ashtu, ajo ka kritikuar edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke kërkuar që të mbrojë vlerat e luftës, të drejtat e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve, e jo të përfshihet në çështje politike.

Postimi i plotë:

Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.
TURP!!!!
Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do jua thejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.
Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranve, të familjeve të dëshmorve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate. Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ja dinë vlerën luftes e gjakut të dëshmorve.

Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!