Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas interesimit të madh publik lidhur me deklaratat e tij të fundit për çështjen e presidentit të vendit.
Haziri ka sqaruar se qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar dhe se nominimi i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, mbetet i vetmi emër i propozuar nga kjo parti për postin e presidentit.
“Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
Sqarim për interesimin e publikut
Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.
Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.
Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.
Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.
Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur.
Askush mbi Republikën!



Të tjera
7 shenja fizike se po kaloni në depresion
Gjendet i vdekùr një i mitur në Gjakovë
Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën