A.R, 24-vjeçare dyshohet se ka vrarë F.H, 32-vjeç mbrëmë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Prokuroria ka bërë të ditur se për këtë rast është ndaluar edhe babi i të dyshuarës M.B.
“Lidhur me ketë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar e dyshuara në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, është ndaluar edhe babai i saj (M.B)., deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe përfshirjes së tij në këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Trupi i pajetë i viktimës F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë rast lëndime ka pësuar edhe 24-vjeçarja e dyshuar në për vrasjen.
Ajo kishte pranuar tretman mjekësor në QKUK.



Të tjera
Vedat Muriqi lëndohet në stërvitje, klubi turk merr këtë vendim
Një tjetër trajner jep dorëheqje pas dështimit në Botëror
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?