Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka quajtur ish-presidenten Vjosa Osmani “mjeshtre të frazave paradoksale”, duke komentuar një deklaratë të saj mbrëmë.
“Vjosa Osmani është mjeshtre e frazave paradoksale. Një ndër më të bukurat mes tyre është pa dyshim: ‘Nuk do t’i lejoj askujt të më quaj tradhtare’. Në strukturë ngjan me deklaratën e Gucatit që i ndalon gjithkujt të përdorë flamurin e UÇK-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Hoxha tha se “fraza është paradoksale në vetvete”.
“Sepse unë tani do të shkruaj këtu: ‘Vjosa Osmani është tradhtare’. A mendoni ju se do të vijë Vjosa dhe do të më rrëmbejë telefonin nga dora?”, shkroi ai.



Të tjera
Yamal: Nuk pendohem për komentet para El Clasicos
SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim me barnave
Momenti i përleshjes në Podujevë, qytetari shihet me armë në dorë, ndërhyn policia (18+)