Kombëtarja e Francës do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Aurelien Tchouameni në ndeshjen ndaj Paraguait në Botëror.
Sipas raportimeve nga kampi i “Gjelave”, futbollisti francez ka pësuar një lëndim gjatë seancave stërvitore para këtij dueli, duke u detyruar të mungojë në përballjen e rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, bëhet e ditur se lëndimi nuk është serioz, dhe Tchouameni pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër ditë.
Pavarësisht kësaj, stafi mjekësor i kombëtares franceze do ta monitorojë gjendjen e tij, pasi në rast të ndonjë përkeqësimi të situatës, ai mund të humbasë edhe ndeshjen çerekfinale, nëse Franca siguron kualifikimin.
Ndeshja ndërmjet Paraguait dhe Francës zhvillohet sonte nga ora 23:00.



Të tjera
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum