A janë këto arsyet që prishen raportet në mes Kurtit dhe Osmanit, kjo e fundit mund ta pësoj nga zgjedhjet e reja?

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e fundit në Kuvend konfirmoi atë që dyshohej prej kohësh, një prishje raportesh në mes të saj dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Por cilat mund të jenë arsyet e prishjes së këtij raporti ndërmjet liderëve të shtetit?

Analistja politike, Magbule Shkodra ka numëruar disa nga arsyet që mund të kenë ndikuar deri tek përҫarja ndërmjet Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Analistja Shkodra thotë për këtë përҫarja, Presidentja Osmani e ka pasur obligim ta njoftoj kohë më parë qytetarët.

“Në fjalimin vjetor që Presidentja e Republikës së Kosovës mbajti para deputetëve të Parlamentit të Kosovës, në fjalimin e saj, ajo konfirmoj se përҫarja në mes të bashkëpunimit që ajo kishte në të kaluarën me kryeministrin Albin Kurti, është e vërtetë.  Kjo përҫarje në mes tyre ka një kohë të gjatë          që është vërejtur në Kosovë, por fjalimi i saj e konfirmoi këtë. Në njëfarë mënyrë të gjithë ata votues të cilët Presidentja Osmani aso kohe që ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ne koalicion me Listën Guxo, një numër i votuesve të LDK-së, shkoj pas Vjosa Osmanit dhe e ndihmoj që LVV-ja të marr këtë 51%”, vlerëson ajo.

Tutje, ajo thotë se, me fjalimin e saj, të gjithë ata votues u vërtetuan se më ky bashkëpunim nuk egziston dhe beson që një pjesë e tyre e madhe do të kthehen te LDK-ja, ndërsa një pjesë e mirë e tyre edhe janë asimiluar, janë bërë edhe pjesë e LVV-së, apo do të jenë votues të saj. Por patjetër që kjo përqarje do të ketë ndikim të madh në votat që do të merr Lëvizja Vetëvendosje.

“Po kjo përplasje ndërmjet kryeministrit dhe presidentes, është si pasojë e asaj që kryeministri në njëfarë mënyrë nuk e ka përfillur presidenten Osmani në temat e ndryshme që ai ka trajtuar dhe si duket që presidentja Osmani ka një kohë që është marrë me këtë, është munduar më të mirë ta marr kryeministrin dhe të bashkëpunoj, posaqërisht për ҫështjet e politikës së jashtme, për të cilat presidentja edhe me kushtetutë e ka që është përgjegjëse e politikës së jashtme, mirëpo e ka vërejtur se nuk është përfillur nga kryeministri dhe nga ish bashkëpartiakia e vetë, Ministrja e Punëve të Jashtme, e cila tani veq dihet se është shkuar në vijen e kryeministrit me Albin Kurtin,  dhe i ka prishur raportet edhe me Vjosa Osmanin”, thekson analistja.

Sipas saj, temat e ndryshme që kanë pasur të bëjnë me kryeministrin dhe presidenten, temat e përbashkëta, sa i përket FSK, ҫështjes së Asociacionit, të cilën Osmani shumë qartë e ceku në fjalimin e saj, sa i përket raportit me aleatët ndërkombëtarë, të gjitha këto kanë ndikuar që kryeministri dhe presientja nuk kanë raporte të mira.

“Dhe si pasojë e kësaj, tanimë veq shihet që Presidentja nuk do ta ketë më mandantin e dytë, pra besoj që ajo ka shpresuar dhe mund të ndodhë edhe më e keqja, varësisht nga rezultati i zgjehdjeve të 9 shkurtit, dhe koalicionit që do të lidhen, varësisht matematikave mund të ketë edhe zhvillime të tjera që ndoshta në ndonjë marrëveshje mund të kërkohet një president i ri, apo diqka tjetër. Pra këto janë arsyet pse kanë ardhur deri te kjo përplasje, deri tek kjo përqarje në mes të kryeministrit dhe presidentes.  Është për keqardhje që tanimë katër vite më vonë, presidentja në këtë fjalim duke i bërë kritikat I pranoj të gjitha ato mosmarrëveshje që i kishin, e që besoj se ajo e ka pasur për obligim që shumë me herët t’u njoftoj qytetarët dhe publikisht të jetë transparente për mosmarrëveshjet që i ka me kryeministrin dhe politikat e tij”, vlerëson Shkodra për ‘Bota sot’.