Abazi për VV-në: I pranuan në zyre ata që e vranë Afrim Bunjaku, s’kem prokurori se Kusari-Lila duhej burgosur

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Vetëvendosja prishi punët me deputetët e saj për me kërkuar vota nga krimineli Milan Radojiçiq.

Para deputetëve, Abazi tha se partia në pushtet gjatë kësaj periudhe ka bërë pazare të pista, duke hapur pompa të benzinës e duke punësuar njerëz të afërt në punë, e gjë sipas tij për këtë i kanë kritikuar pushtetet e kaluara. Ai tha se Kusari-Lila edhe fol me Radoiçiqin, edhe shkonte qante te varri i Afrim Bunjakut.

“Nuk e di a më ka nejtë më mirë njëherë përshkrimi ‘i pavarur’ nuk kisha dashtë me i taku një grupi si ky për të cilin kam thënë para dy viteve se janë parzre të pista për me qelë pompa të benzinës, për me shti njerëz në punë, për anëtarët në borde të drejtëve, për të cilat VV ei ka kritiku pushtetet e kaluara. I ka prishë punët me Haki Abazin, Emanin, Visarin, Fatmirin për me kërku vota prej Radojiçiq, le që ka kërkuar vota, i ka pranu në zyre, qata që e kanë vra Bunjakun, pa turp shkon te varri i Bunjakut me bë nderime. Turp, për pompa të penzinës, punësim të familjarëve, borde të drejtorëve, këta janë të heshtur, kjo shumicë që u ka garantu qytetarëve ndryshim përmbajtësor në zgjedhjet e fundit.”

“Nuk e kuptoj ku e ka atë ftyre me dalë edhe me folë, ky është rrezik për shtetin, ky standard i bie që nuk kem shtet, nuk kem prokurori, i cili më merr mu në pyetje për ekspozimin e humbjes së mostrave të Deharit, ndërsa nuk e burgos njeriun që flet me njeriun që ka aktakuzë për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Nuk e di cili prej këtyre deputetëve ka fytyrë me kërkuar votë te qytetarët më, ka përfunduar ajo storie se të tjerët kanë bërë keq për 15 vjet”.