Akil Gjakova ka vazhduar me performancë të mirë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudisti kosovar ka arritur me sukses kualifikimin në çerekfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova në raundin e tretë e eliminoi britanikun, Benjamin Levy me IPPON, vetëm pas vazhdimeve, në një duel që ishte mjaft i mundimshëm dhe i lodhshëm për xhudistin kosovar.
Kujtojmë se Akil Gjakova është xhudisti i vetëm kosovar që ka mbetur në garë për ditën e sotme, pasi që Laura Fazliu dhe Dardan Cena u eliminuan.



Të tjera
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë pritet me ceremoni ushtarake
Birra është më e mirë sesa paracetamoli për kokën
Tërnava: Kosova shembull për tolerancë dhe se organizatat për konvertim po e prishin ketë tolerancë