Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.
Tërnava ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.
“Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se çfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrejtje të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.
Ai ka thënë se kjo është krim dhe urrejtje dhe janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.
Tërnava këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK-ua.



Të tjera
Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Gjatë pastrimit të shtëpisë, gruaja has në dy granata dore në bodrum
Barcola duhet të largohet nga PSG, Liverpooli mund ta bëjë pasuesin ideal të Mohamed Salah