Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor.
Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana.
Nga policia është njoftuar edhe se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.
‘‘Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor’’, është thënë në përgjigjen e Policisë.
Po ashtu, lidhur me aksidentin, njëra nga veturat ka qenë në lëvizje, kurse dy të tjera kanë qenë të parkuara.



Të tjera
Belgjika shqyrton njohjen e Palestinës pas shpërbërjes së organit qeverisës të Gazës nga Hamasi
Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
Respekti i një talenti të ri për një ikonë të futbollit