Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë ka lënduar krahun e djathtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së Kushtrim Xhemaili, i cili tha se aksidenti ka ndodhur teksa Berisha ishte duke u kthyer nga Gjakova.
Poashtu bëhet e ditur se kur ka ndodhur aksidenti, Bekë Berisha ishte në cilësinë e pasagjerit.
“Deputeti Bekë Berisha mbrëmë derisa ishte duke u kthyer nga Gjakova, në cilësinë e pasagjerit ka pasur një aksident trafiku dhe e ka lënduar krahun e djathtë. Aktualisht, është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja e tij është stabile”, tha Xhemaili.



Të tjera
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën
Mbyllen Ligat Universitare 2026, ndahen çmime për sportistët më të dalluar
Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje