Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.Z për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas aktakuzës, më 05.03.2026, rreth orës 02:00, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i pandehuri D.Z. ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të nxitjes të urrejtjes dhe mosdurimit që shkaktojnë prishjen e rendit publik.
“Gjatë një aktiviteti publik të organizuar me rastin e iftarit në muajin e Ramazanit, i dyshuari, duke përdorur një mjet të mprehtë, ka dëmtuar flamurin kombëtar të Republikës së Turqisë dhe ka shprehur publikisht fyerje ndaj këtij simboli. Po ashtu, nga një datë e pacaktuar deri më 12.03.2026, i pandehuri, në kundërshtim me ligjin në fuqi dhe pa autorizimin përkatës, ka poseduar një armë dhe municion”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Osmani pyetet për çështjen e presidentit: Ju lus për mirëkuptim!
BE shpreh keqardhje që Serbia nuk i ka ndjekur ende përgjegjësit e sulmit në Banjskë
Ministria e Sportit dhe KOK me memorandum bashkëpunimi, vlera mbi një milionë euro